Një 46 vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në Himarë. Sipas policisë, dyshohet se 46 vjeçari ka vjedhur edhe një banesë tjetër në Himarë. Policia ka sekuestruar një shumë parash, orendi shtëpiake dhe produkte ushqimore që dyshohet se i ka vjedhur në dy banesat.
Është sekuestruar edhe furgoni që përdorte për të kryer vjedhjet, brenda të cilit u gjetën paratë dhe produktet ushqimore. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se i ka vjedhur në një banesë me 24 Mars, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al