U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

schedule11:57 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:57 - 19 Qershor, 2021

Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë është arrestuar pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në vijim të operacionit “Perimetri” u arrestua i riu me iniciale  E. T, banues në Stamboll të Turqisë.

Ai u kap nga policia në aksin Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm. Këtyre të fundit, në këmbim të parave ai u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. /abcnews.al/