Një 33-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi u kap duke transportuar 12 shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Njoftohet se E.Ç., banues në Vlorë, po transportonte nga Korça emigrantët e paligjshëm me qëllim dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE.
Në këmbim ai ka marrë 100€ për person ndërsa arrestim i tij u bë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. s.b/abcnews.al/