Policia e Tiranës ka vijuar aksionin me qëllim goditjen e trafikut të narkotikëve.
Gjatë një aksioni është arrestuar 21-vjeçari, i cili u kap duke shpërndarë kanabis. Gjithashtu u sekuestruan edhe doza kanabisi, 1 peshore, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

