U kap duke luajtur loto, familjarët akuzojnë policinë e Cërrikut se i dhunuan djalin me epilepsi

schedule14:02 - 11 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 11 Tetor, 2022

Elbasan – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komisariatin e Cërrikut ku një i ri është dhunuar nga policia. Pretendimet për dhunë nga policia, janë ngritur nga familjarët e të riut, për të cilin ata deklarojnë se vuan nga epilepsia.

Pasi dyshohet se është dhunuar në komisariatin e Cërrikut i riu K.C është dërguar në Elbasan. Ka qenë nëna e tij ajo e cila ka parë të mavijosur fëmijën, ndërsa i kanë treguar se është dhunuar brenda komisariatit të Cërrikut.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 21 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar shtetasi B. B., 72 vjeç, se shtetasi K. C. i ka mashtruar nipin e mitur për ta përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!