Një burrë ka humbur jetën pas disa ditësh në spital, ku ishte shtruar sepse e kishte kafshuar një qen i racës Pit Bull.
Sipas policisë, viktima është Rifat Bajrami, 58 vjeç dhe sipas mjekeve ai ka pësuar trompozë gjatë qëndrimit në spital. Shkaku që ai shkoi aty ishte se u sulmua nga qeni.
Mjekët po verifikojnë nëse shkaku i vdekjes ishte kafshimi nga qeni apo nga ndonjë shkak tjetër./abcnews.al