Kun Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe duhet të zgjidhë të ardhmen e tij në verë, teksa disa klube janë në garë për të fituar shërbimet e tij.
Mediet katalanase raportojnë se sulmuesi e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen. Mësohet se ai u ka komunikuar familjarve dhe të afërmve të tij se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës.
Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, ku sulmuesi do të ketë mundësinë të luajë në një ekip me Leo Messin, gjithashtu drejt rinovimit me Barcelonën. /abcnews.al