Disa ditë më parë, dy këngëtaret e njohura Eliza Hoxha dhe Adelina Thaçi pranuan se ishin infektuar nga koronavirusi. Ndërsa sot, të dy artistet kanë dhënë lajmin e mirë se janë shëruar.
Përmes një shkrimi të gjatë Eliza ka treguar disa momente nga trajtimi që ka pasur gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se tashmë është shëruar.
Ndërsa Adelina nga ana tjetër, ka postuar një foto në Instagram, në të cilën shkruan: “Kjo tregon që virusi paska shkuar se po mundem ti lëvizi sytë pa dhimbje”.
Të dyja vajzat, nuk kanë nguruar që në këtë formë të japin edhe një mesazh për të gjithë./abcnews.al