U infektuan me COVID-19, Marotta e Galliani përfundojnë në spital

schedule20:26 - 11 Mars, 2021

schedule 20:26 - 11 Mars, 2021

Adriano Galliani dhe Beppe Marotta janë shtruar në spital, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore pas infektimit me COVID-19 në fund të muajit shkurt.

CEO i Interit e pësoi i pari, pasi doli pozitiv në tamponin e bërë më 25 shkurt sipas protokolleve të FIGC dhe autoriteteve shtetërore.

Marotta ëshët shtruar në spitalin Humanitas di Rozzano dhe është nën vëzhgimin e mjekëve. Corriere della Sera raporton se gjenda e drejtuesit të Interit është në përmirësim.

Marotta, sikurse edhe Galliani, besohet ta kenë marrë virusin gjatë zgjedhjeve të FIGC. Sa i takon CEO-s së Monza, ai fillimisht ishte izoluar në shtëpi dhe më pas u shtrua në spital në San Raffaele.

Pas terapive të vazhdueshme, gjendja e Galliani po përmirësohet. Situatën e tij po e ndjek doktori Alberto Zangrillo, i cili kishte bërë të njëjtën gjë më parë edhe me Silvio Berlusconin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!