Dhjetë murgesha kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpinë e pensionistëve në Cervia, në Ravenna.
Banesa e cila strehonte kryesisht murgeshat e moshuara është kthyer në një vatër shpërthimi të virusit javët e fundit.
45 persona rezultuan pozitiv për Covid, ndërsa dhjetë prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes. Ndërkohë bëhet me dije se të prekurit janë duke u trajtuar, shkruajnë mediat e huaja.
/abcnews.al/