Një turist italian ka ndërruar jetë pas infektimit me linë e majmunëve. Bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili vdiq të djelën, sipas një njoftimi të ministrisë kubane të shëndetësisë.
Italiani ishte rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kubë.
“Gjendja e këtij pacienti u përkeqësua me shpejtësi dhe që nga 18 gushti ishte në gjendje kritike ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së djelës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.
Italiani kishte mbërritur në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, shtoi ministria. Ministria përjashtoi, pas analizave, mundësinë që pacienti të kishte edhe patologji të tjera me origjinë infektive.
/abcnews.al