U infektua me Covid, regjisorja zbulon si është gjendja shëndetësore e Justina Aliajt

schedule10:16 - 19 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 19 Nëntor, 2020

Këngëtarja shkodrane Justina Aliaj është infektuar me Covid-19. Prej dy javësh, ajo është shtruar në spitalin Infektiv.

Mësohet se gjendja shëndetësore e artistes është përmirësuar dhe mjekët ja kanë hequr oksigjenin.

Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, regjisorja Najada Elmazi, e cila u shpreh se lajmet rozë që kanë dal në media nuk janë të vërteta.

“Justina momentalisht qe po flasim është shumë mirë. Kanë dal nga ato lajmet rozë në media, në që të vërtëtë ajo kur i dëgjoi këto lajme tha se në të vërtetë jam mirë”, tha ndër të tjera ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!