U infektua me covid-19, reagon deputeti i PS: Jam mirë, kam marrë trajtim mjekësor

schedule15:54 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:54 - 30 Korrik, 2020

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko ka reaguar pas lajmit se është i infektuar me koronavirus.

Hysko përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, por tregon se i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

Deputeti është konfirmuar i infektuar me Covid dy ditë më parë bashkë me dy kolegët e tij, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, shkruan deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!