Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejt liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Ky i fundit njoftoi sot se është infektuar me Covid-19.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Hoti i uron që ta kalojë sa më lehtë infektimin me virusin e rrezikshëm.
LEXO EDHE: Albin Kurti infektohet me Covid-19
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, shkruan Hoti.
Kryeministri Hoti e ka kaluar infektimin me Covid-19 rreth dy muaj më parë. g.v/abcnews.al