U infektua me Covid-19 gjatë udhëtimit në Spanjë, princi i Belgjikës kërkon falje që theu karantinën

schedule13:41 - 1 Qershor, 2020

schedule 13:41 - 1 Qershor, 2020

Princi i Belgjikës ka kërkuar publikisht falje pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin gjatë një vizite në Spanjën Jugore.

Monarku 28-vjeçar kërkoi ndjesë pasi nuk e respektoi karantinën e vënë në vend dhe mori pjesë në një event social me familjen e një mikeshës së tij në Spanjë.

Joachim, nip i mbretit Philippe të Belgjikës udhëtoi nga Belgjika për në Spanjë më 24 maj. Më 26 maj ai mori pjesë në një event në Cordoba ku merrnin pjesë edhe 12 apo 27 të ftuar të tjerë. Ai rezultoi pozitiv për koronavirusin më 28 maj.

Në një deklaratë të lëshuar princi shprehej:

“Do doja që të kërkoja falje që udhëtova dhe nuk i respektova masat e karantinës. Unë nuk kisha qëllim që të ofendoja apo të tregoja mungesë respekti ndaj askujt në këto kohë shumë të vështira dhe pendohem shumë për veprimet e mia dhe i pranoj pasojat.”

Nën gjendjen e jashtëzakonshme të Spanjës, të gjithë udhëtarët që futen në vend nga 15 maj, me disa përjashtime, kërkohet të futen në karantinë për dy javë. Sipas rregullave të izolimit në Kordoba, mbledhjet e më shumë se 15 personave që nuk jetojnë së bashku nuk lejohen.

Tashmë autoritetet po investigojnë nëse në eventin në fjalë morën pjesë më shumë se 15 persona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!