U infektua dy ditë më parë, Pioli mëson përgjigjen e tamponit të radhës

schedule16:18 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:18 - 16 Nëntor, 2020

Stefano Pioli rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e shtunë. Infektimi i trajnerit të Milanit ndikoi që të anulohej seanca stërvitore, ndërsa klubi italian bëri të ditur se gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit (nuk ka simptoma) është e mirë.

Pioli nisi menjëherë karantinën, teksa sot i është nënshtruar testit të radhës. Sërish përgjigje pozitive, me trajnerin italian që nuk do të drejtojë kuqezinjtë në dy sfidat e radhës jashtë fushe: atë kundër Napolit (22 nëntor) dhe duelin me Lille në Europa League (26 nëntor).

Në pankinën e Milanit për dy ndeshjet e radhës do të ulet Giacomo Murelli, ndihmësi i trajnerit të parë. Objektivi i Piolit është që të rikthehet në stol për përballjen e Serie A kundër Fiorentinës (29 nëntor). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!