U infektua 3 ditë para se të dilte në pension, infermierja humb betejën me koronavirusin

schedule10:15 - 30 Prill, 2020

schedule 10:15 - 30 Prill, 2020

Një infermiere “shumë e dashur dhe e përkushtuar” u sëmur tre ditë para daljes në pension dhe fatkeqësisht vdiq një muaj më vonë nga koronavirusi.

Janice Glassey, 66 vjeçe nga Widnes, Cheshire u nda nga jeta të premten.

 

 

“Ne jemi të shkatërruar. Mami ishte plotësisht e shëndetshme,”- tha vajza e saj Kerri, e cila udhëtoi nga Londra drejt Widnes për të qenë me nënën e saj kur iu shfaqën shenjat e koronavirusit.

Janice fillimisht u trajtua në Spitalin Whiston, në Merseyside, ku kaloi një javë në ventilator, përpara se të transferohej në Liverpool Heart and Chest Hospital, ku luftoi me virusin për rreth dy javë.

 

“Ne jemi shumë të trishtuar të raportojmë vdekjen e koleges sonë Janice Glassey,”- tha Bridgewater Community Healthcare NHS Foundation Trust./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!