U humbën lekët e dasmave? Sipërmarrësia e njohur: Anulimet e pakëta, askush nuk humbi!

schedule18:58 - 14 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 14 Shtator, 2020

Një nga sektorët e prekur nga Covid – 19, i cili preu në mes gëzimet dhe lumturinë e gjithë shqiptarëve është industria e dasmave.

Ashtu sikurse në botë, edhe në Shqipëri 70% e dasmave nuk janë realizuar duke u spostuar në një moment të dytë të pacaktuar. E duke iu referuar Marcela Latit, Sipërmarrëse e njohur në vend vetëm 30% e tyre janë realizuar.

Ajo tha në emisionin ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi se ishte një situatë shumë shqetësuese dhe shpeshherë vajzat i telefononin për t’a pyetur se çfarë do bëhej me dasmat e tyre.

“Ishte e pashmangshme dhe unë duhet ta menaxhoja këtë gjë. Më duhej ti orientoja hap pas hapi, që t’i informoja që të gjitha parapagimet ishin të vlefshëm pa kufizim në kohë”.

E pyetur nga Ermali për ndihmesat nga qeveria ndaj industrisë së dasmave, ajo theksoi se kanë munguar madje kanë marrë edhe emaile nga tatimet, pa pasur asnje tolerance, madje edhe për kohën pandemike.

Shumë shqetësime duket se kishte edhe për kaparet paraprake, teksa Marçela qetësoi të interesuarit duke thënë se lekët nuk u humbën, askush nuk i humbi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!