U hoq nga prifti serb, rivendoset flamuri kombëtar në Koshare

schedule22:17 - 15 Tetor, 2020

schedule 22:17 - 15 Tetor, 2020

Sot në mesditë, flamuri Kombëtar në Koshare është hequr nga një prift serb. Por tashmë, nga videot e publikuar në mediat sociale, duket se flamuri është rikthyer në vendin ku ishte më parë.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka njoftuar  se do të nisë hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte qenë atje që nga koha e luftës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!