U hoq nga lista në fund, aleati sqaron për Abcnews.al: E vërteta e koalicionit me Bashën

schedule18:02 - 26 Shkurt, 2021

schedule 18:02 - 26 Shkurt, 2021

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit me 12 parti. Në momentin e dorëzimit të listës në KQZ ndryshe nga drafti paraprak i marrëveshjes që u shpërnda për mediat mungonte një parti, që ishte e Mustafa Licit, “Mendimi i Djathtë Liberal”. Por cfarë ndodhi, cila ishte arsyeja e largimit të kësaj partie nga lista?

Aludimet në media kanë qenë të shumta për arsyen se përse u largua nga lista finale e koalicionit Lici, që drejton një parti me objektiva lokale në Shkodër. Abcnews.al kontaktoi me kryetarin e kësaj partie, Mustafa Lici, i cili shpjegoi të vërtetën e tij.

Arsyeja që partia ime nuk është në listën e koalicionit opozitar është fakti që subjektin politik nuk e regjistrova në KQZ brenda afatit. Për këtë arsye partia nuk mund të ishte në listën e koalicionit, por kjo nuk ndryshon asgjë, pasi unë jam pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha.

Jam cdo ditë në komunikim me drejtuesit e PD-së për zgjedhjet. Unë nuk kam asnjë problem tjetër, në kohën e diktaturës kam bërë burg politik në Spaç dhe internim politik në Vlorë, ndërsa në demokraci nuk jam dënuar as për një heqje patente. Unë një shtëpi kam pasuri dhe atë ma legalizuan këta që janë tani  në pushtet” tha ai për Abcnews.al.

Por a i ka sheshuar debatet me kryebashkiaken Voltana Ademi? “Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë debat, edhe ajo video që qarkulloi në media lidhet me një diskutim në mbledhjen e këshillit bashkiak për ndërprerjen e fjalës, por nuk kemi asnjë problem, cdo gjë është në rregull” tha ai./ db/ Abcnews.al