Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili një natë më parë ka hedhur benzinë në trump dhe ka ndezur shkrepësen ndaj finjëve të tij.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale Ç.Z, i cili dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policë. /abcnews.al