Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U hodh nga kati i tretë i një pallati, humb jetën 52-vjeçarja në Elbasan

schedule13:19 - 4 Maj, 2022

schedule 13:19 - 4 Maj, 2022

Një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari.”

Si pasojë e lëndimeve të marra, 52-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.

Elbasan/Informacion paraprak

“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!