Hidhet nga kati i 2 i Infektivit, shpëton fatmirësisht 69-vjeçari! Policia jep informacion

schedule12:50 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:50 - 10 Nëntor, 2020

Një 69-vjeçar me iniciale R.G. është hedhur nga lartësia në spitalin Infektiv rreth orës 12:30 të mesditës së sotme. Policia njofton se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.G., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!