U hodh në det për të shpëtuar një të huaj, ndërron jetë 22-vjeçari

schedule22:32 - 1 Gusht, 2021

schedule 22:32 - 1 Gusht, 2021

Alex Gibson, 22-vjeç është mbytur gjatë mëngjesit të sotëm pranë Skelës së Veriut në Blackpool pasi u hodh në ujë për të shpëtuar jetën e një të huaji.

Mediat e huaja shkruajnë se shërbimet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar atë të dalë nga uji.

Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Një zëdhënës i Rojës Bregdetare tha për mediat “Ne morëm një telefonatë nga policia e Lancashire që ai vdiq”.

Gibson punonte në një dyqan peshku në Blackpool. Shefi i tij mbylli biznesin për një ditë pas mësoi për tragjedinë. m.v/abcnews.al