U hetua për mosdeklarim dhe fshehje pasurie/ GJKKO pushon çështjen ndaj ish gjyqtarit Admir Thanza

schedule14:17 - 22 Tetor, 2024

schedule 14:17 - 22 Tetor, 2024

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka pushuar dosjen penale ndaj ish gjyqtarit të lartë Admir Thanza.

Thanza ishte në hetim për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Ky i fundit nuk e kaloi procesin e vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditësh burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.

Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!