U helmua në gusht, kritiku i Kremlinit kthehet sot në Rusi

schedule15:51 - 17 Janar, 2021

schedule 15:51 - 17 Janar, 2021

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny do të kthehet në Moskë mbrëmjen e kësaj të diele për herë të parë që kur u helmua nga një agjent nervor vitin e kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se ai u pa duke hipur në një avion të linjave ajrore Pobeda në Berlin.

Ai u ka bërë thirrje mbështetësve që ta dalin dhe ta takojnë pasi të zbresë nga avioni. Mijëra njerëz kanë thënë se do të shkojnë ose kanë shprehur interes, pavarësisht parashikimeve të të ftohtit ekstrem.

Nga ana tjetër, në një postim në rrjetet sociale lideri i opozitës ka akuzuar Kremlinin për inkurajimin e njerëzve për të shkuar në aeroportin e Vnukovos për të parë një yll të muzikës pop, Olga Buzova, përpjekje kjo për të penguar mbështetësit e tij.

Navalny u sëmur gjatë fluturim në Siberi gushtin e kaluar, dhe më vonë doli se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok.

Autoritetet ruse vazhdimisht kanë mohuar çdo rol në helmim dhe Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet e Navalny se vetë Presidenti Vladimir Putin e urdhëroi atë.

Kritiku i Putin ka thënë se i mungon Moska, është shëruar plotësisht nga sulmi dhe se nuk kishte asnjë dyshim se ai do të kthehej.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse kanë paralajmëruar Navalny mund të përballet me burgim pasi humbi një afat të shërbimit të burgut në dhjetor për të raportuar në një zyrë në Moskë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!