Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U hakmor ndaj nënës duke i djegur makinën, zbardhet ngjarja e rëndë në Vlorë

schedule16:27 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 16:27 - 24 Dhjetor, 2019

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.

Ditën e djeshme, në zonën e skelës,  automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K,  u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj  plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:

K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).

Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.

Dyshimet paraprake të policisë ishin për djegien e makinës për shkaqe aksidentale por me sa duket djali është hakmarrë ndaj nënës së tij duke i djegur makinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!