Me vendim të qeverisë së Giuseppe Conte, shkollat janë rihapur sot në shumicën e rajoneve të Italisë.
Në zona të tilla si Sardenja, Campania me kryeqendër Napoli dhe Puglia me qendër Bari, është vendosur të shtyhet për një javë, për faktin se në datat 20 dhe 21 të muajit shumica e shkollave italiane do të kthehen në qendra votimi për shkak të referendumit dhe zgjedhjeve lokale.
Ministrja e Shëndetësisë Lucia Atsolina pranoi se “nuk ka rrezik zero”, por shtoi se çdo problem që lind do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur në ditët e ardhshme.
Udhëzimet kryesore të dhëna deri më tani thonë se fëmijët, kur ndjekin mësimet dhe respektojnë distancat e përcaktuara të sigurisë, nuk duhet të mbajnë maskë. Sidoqoftë, maska do të jetë e detyrueshme për të gjitha aktivitetet e tjera shkollore, si dhe gjatë pushimit.
Në të njëjtën kohë, u vendos që temperatura e fëmijëve të matet nga prindërit, në shtëpi dhe jo jashtë shkollave.
Siç theksojnë shumë analistë, të gjithë po presin të shohin nëse rihapja e shkollave do të rrisë shkallën e transmetimit dhe nëse përpjekja për të diagnostikuar herët rastet do të lejojë që të përmbahen shpërthime të reja. g.v/abcnews.al