U godit me thikë në sheshin “Skënderbej”, i plagosuri jep deklarime kontradiktore

schedule09:51 - 27 Janar, 2023

schedule 09:51 - 27 Janar, 2023

Pas ngjarjes së ndodhur pak pas mesnate në sheshin “Skënderbej” ku një 29-vjeçar u plagos me thikë, “uniformat blu” kanë marrë në pyetje të plagosurin që ndodhet në spital.

Policia ka marrë në pyetje Olgen Duka, por ai ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.

Lexo edhe: Plagosje me thikë në Tiranë, “zhduket” autori

Policia ka sekuestruar dhe po kqyr kamerat e sigurisë përreth zonës për të te zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin. Ndërkohë Duka nuk rezulton person me precedent penal.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!