“U gjobitën për kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

schedule19:29 - 16 Qershor, 2020

schedule 19:29 - 16 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka bërë me dije se të gjithë shqiptarët që janë gjobitur nga autoritetet greke për tejkalim afati, mund të aolikojnë për rimbursim.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, bën me dije se për të bërë këtë aplikim të gjithë duhet që të disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin:

https://www.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi./abcnews.al