U gjobit nga KQZ, Veliaj për ABC: Ta harrojnë se do të ndaloj punën në Tiranë

schedule15:44 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:44 - 9 Shkurt, 2021

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një lidhje telefonike për ABC, ka ritheksuar edhe njëherë se gjobën e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve do ta apelojë.

Veliaj u shpreh i bindur se duhet ta harrojnë që ai mund të ndalojë punën në Tiranë.

“Apeli do të bëjë drejtësinë. Do vazhdojnë përditë me shtëpi, shkollat çerdhet. Për këtë detyrë jemi zgjedhur. Ky nuk është një aktivitet i ndaluar me ligj. Ligji kërkon që në periudhën parazgjedhore të mos prokurohen punë të reja. Këto janë punë që janë prokuruar vjet.

Këtu po lejohet gënjeshtra, vjedhja, që dikush të bëhet me 5 vila dhe nuk lejohet kryetari i bashkisë që të thotë se “Sami Frashëri’ nuk do shkojë në Paskuqan. Ta harrojnë që unë do ndërpres punët në Tiranë sepse Luli me vilat e tij do të bëhet kryeministër”, deklaroi kryebashkiaku.

Lexo edhe: Dy shkelje gjatë aktiviteteve, pse u gjobit Erion Veliaj

KQZ gjobiti kryebashkiakun me 750 mijë lekë të vjetra për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.

Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara. Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Problematikat për të cilat LSI ka paditur Veliajn për masë administrative në KQZ kanë të bëjnë me shpërndarjen e çelësave të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit si edhe inspektimet e punimeve në zona të ndryshme të Tiranës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!