U gjetën të pajetë në banesë, mesazhi prekës për çiftin e moshuar: Dashuri si kjo e juaja s’është parë

schedule21:09 - 21 Qershor, 2022

schedule 21:09 - 21 Qershor, 2022

Një çift të moshuarish ndërruan jetë mbrëmjen e kaluar në banesën e tyre në Tiranë. Ishte nipi që gjeti gjyshërit pa shenja jete në banesë.

Sipas policisë 80-vjeçari Safet Meçaj 80 vjeç është vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj, 80 vjeç ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Ngjarja ka tronditur familjarët. Në një postim prekës një e afërme shkruan për dashurinë e dy të moshuarve, duke thënë se nuk rrinin dot pa njëri-tjetrin, teksa u ndanë nga jeta njëkohësisht.

“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!