U gjet në fshatrat e Mirditës, misteret e gurit të Xhuxhës për të cilin po flet dhe Universiteti i Oksfordit

schedule08:45 - 24 Prill, 2024

schedule 08:45 - 24 Prill, 2024

Profesori Sazan Guri në bashkëpunim studiuesen e arkivave të Vatikanit, Nusha Zhuba kanë publikuar në librin e tyre të fundit fakte interesante rreth gurit të Xhuxhës, për të cilën ka shkruar së fundmi dhe Universiteti i Oksfordit.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se kanë bërë zbulime lidhur me misteret e gurit të Xhuxhës, shkrimet e të cilit janë janë 50.000 vjeçare.

“Oksfordi vlerëson se shkrimet e gurit të Xhuxhës janë 50.000 vjeçare në një shkrim më 30 mars”, tha Guri.

Ndërsa, studiuesja Zhuba rrëfeu se si i lindi dëshira për të studiuar gurin e Xhuxhës dhe simbolet e tij.

“Unë kam bërë një master në 2002, ku na kanë shpjeguar lëvizjet njerëzore, gjuhët e vjetra. Ka qene një master shumë interesant, pasi na i prezantonin si greke shumë zbulime, ndërkohë që nga emri ishin shqiptare.

Pasioni për “Gurin e Xhuxhës” më lindi gjatë Covidi-t. çdo dite hyja në internet, mos gjeja diçka, por nuk gjeja asgjë dhe kështu nisa ta studioja”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!