U gjet i pajetë në mes të rrugës, ky është 35-vjeçari i vrarë në Peqin

schedule11:26 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:26 - 27 Dhjetor, 2021

Personi që shihi në foto është 35-vjeçari Albi Bashaliu i cili i vra mëngjesin e së hënës me armë zjarri në Peqin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 në fshatin Gjoçaj të Peqinit ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në mes të rrugës. Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Lexo edhe: Njëri në burg, tjetri në varr. Atentate dhe vrasje, saga e vëllezërve Bashaliu në Peqin

Bashaliu, është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2017, u arrestuar për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 35-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua.

Një ndër pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!