Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Maternitetin “Koço Gliozheni”, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës së gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.
Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre, gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.
Foshnja i përket gjinisë mashkull. Ai u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Sipas mjekëve, aktualisht foshnja vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.