U gjet e pajetë në banesë, ish-modeleja e Playboy qëlloi veten me plumb në gojë

schedule10:59 - 13 Qershor, 2020

schedule 10:59 - 13 Qershor, 2020

Është zbuluar shkaku i vdekjes së ish-modeles së Playboy,Ashley Mattingly.

33-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Teksas në prill, i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Sipas raportit të autopsisë të publikuar nga TMZ, Ashley kreu vetvrasje duke qëlluar veten me plumb në gojë.

 

Ndërsa rezultatet e toksikologjisë treguan se ajo kishte pirë drogë.

Ashley i dha fund jetës në banesën e saj në Austin pas betejës me abuzimin me substancat narkotike dhe alkoolin.

Para se të vriste veten Ashley la një shënim, përmbajtja e të cilit nuk është bërë publike.

 

Trupi i Mattingly u zbulua nga policia tre pasi ajo vdiq, pasi një mik i saj i telefonoi për ti kërkuar që ta kontrollojnë nëse është mirë për shkak se nuk kishte pasur kontakt me Ashley për disa ditë.

Ishin motra dhe vëllai i saj, binjakët Billy e Christy që njoftuan lajmin tragjik me anë të një postimi në Instagram.

“Të dua dhe do më mungosh çdo ditë,”- shkruajti Christy. “E di që je jeni engjëlli më i mrekullueshëm në parajsë!”

Ashley abuzonte me substancat narkotike dhe alkoolin, por po përpiqej që të rregullonte jetën e saj. Ajo u vendos në Austin rreth dy vite më parë dhe muajt e fundit adoptoi një qenush që ti bënte shoqëri.

Në vitin 2011 ajo u shpall Miss March 211 në Playboy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!