U gjend e masakruar: Varroset sot adoleshentja shqiptare në Greqi, flet polici me të cilin kishte takim

schedule12:21 - 17 Korrik, 2020

schedule 12:21 - 17 Korrik, 2020

Sot në orën 18:30 do të mbahet funerali i 16-vjeçares shqiptare e cila u gjend e pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, Greqi.

Adoleshentja e identifikuar si Maria Hyseni banonte me familjen e saj në Trikala ndërsa kur u gjet e pajetë raportohet të ketë pasur goditje të shumta në fytyrë e trup.

Mediat greke raportojnë se për të gjetur shkakun zyrtar të vdekjes së vajzës do të priten rezultatet e autopsisë që do të bëhet ditën e sotme në Larissa ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Raportohet se një oficer policie ka pranuar se është takuar me 16-vjeçaren para se ajo të ndërronte jetë por ka sqaruar se pas takimit ai e ktheu vajzën përsëri. Polici thuhet se ka ardhur nga Athina.

26-vjeçari dëshmoi se, kur ai u largua nga vendi i takimit, adoleshentja ishte mirë dhe nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi. Siç tha ai, për vdekjen e saj e mori lajmin të nesërmen nga mediat.

Në të njëjtën kohë, motra e Marias ka dëshmuar se të martën në mbrëmje, ajo kishte lënë takim me 26-vjeçarin në sheshin Trikala.

Sipas saj, në videot që i treguan asaj nga policia, ajo pa që motra e saj po dilte nga makina e tij dhe po shkonte vetëm për në kodrën e Profitis Ilias, ku u gjet e vdekur disa orë më vonë. /abcnews.al/