Është dënuar me shtatë muaj burg një vegane franceze e cila me anë të një statusi në Facebook kishte shprehur gëzimin e saj për vrasjen e kasapit në Trebe, nga terrosti Lakdim në 23 mars.
Me anë të një statusi në Facebook kishte shprehur gëzimin e saj për vrasjen e kasapit në Trebe, Christian Medves, i cili u vra nga terroristi Raduan Lakdim në 23 mars. Për këtë asrye një vegane franceze është dënuar me shtatë muaj burg.
Prokuroria e Fuaks, në jug të Francës,kishte nisur hetimet me akuzën apologji ndaj terrorizmit pas publikimit të një posti në Facebook, ku gruaja e cila prezantohet në rrjetet sociale si militante animaliste dhe prodhuese e djathit vegan, kishte shkruar: “E po mirë, shokoheni se një vrasës ritet nga një terrorist? Unë jo, nuk kam aspak mëshirë për ‘të. Në fund ekziston dhe drejtësia”. Postimi i saj u hoq menjëherë nga Facebook. /abcnews.al