U fut për tu larë në det dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në Vlorë

schedule11:23 - 4 Korrik, 2024

schedule 11:23 - 4 Korrik, 2024

Një i moshuar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë ka pësuar arrest kardiak, teksa lahej në det. Mësohet se 83-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Sot, në Zvërnec, shtetasi 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!