U fut për tu larë në det dhe pësoi arrest kardiak, humb jetë 51-vjeçari në Durrës

schedule16:22 - 27 Korrik, 2024

schedule 16:22 - 27 Korrik, 2024

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një burrë 51-vjeç, trupi i pajetë i të cilit është dërguar në morgun e Durrësit.

Mësohet se ai është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!