U fut në fushë për Messin, mamaja e dënon: Më hoqi trurin, do punojë gjithë verën

schedule15:18 - 16 Qershor, 2020

schedule 15:18 - 16 Qershor, 2020

Barcelona e rinisi kampionatin spanjoll me një fitore 0-4 në fushën e Mallorca. Skuadra e Setien vijon të ruajë vendin e parë dhe numëron dy pikë më shumë se Reali ndjekës. Gjatë sfidës së fundjavës ndodhi një episod i veçantë.

Një tifoz i thekur i Leo Messit, ia doli të futej në stadiumin bosh dhe në fushën e blertë. Ai përfitoi të bënte një selfie me Jordi Alban dhe më pas u nis drejt yllit argjentinas, idhullit të tij të madh. Për fat të keq, forcat e sigurisë ndërhynë dhe e nxorën jashtë.

Sakrifica e të riut francez shkoi dëm, pasi nuk ia doli të takonte futbollistin e tij të preferuar. Një hetim është hapur për të nga autoritetet spanjolle dhe tifozi i veçantë rrezikon një gjobë të majme. Mamaja e tij ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar ndjesë në emër të të birit.

LEXO EDHE: VIDEO/ Stadiumi bosh aspak problem, tifozi i thekur i Messit futet në fushë

Ndihem shumë keq, jam e shkatërruar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk është një situatë e lehtë për t’u menaxhuar. Nuk më mbetet veçse të kërkoj falje, djali im nuk ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e veprimit që kreu.

Është një djalë që po kalon një moment shumë të vështirë. Unë jam ndarë nga burri dhe kam tre fëmijë, kështu që nuk jam në një situatë të mirë ekonomike. Djali im është ndëshkuar dhe gjobitur.

Jam shumë e zemëruar me të, por ai nuk do të gjendet më kurrë në pozita të tilla. I marr unë përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. Duhet të paguajë gjobën, do e detyroj të punojë gjithë verën për ta paguar atë“, thekson mamaja e të riut për deportesquatro.com. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!