U fsheh mes bananeve dhe u shpërnda në supermarkete, policia çeke sekuestron 840 kg “të bardhë”, erdhi nga Kolumbia

schedule11:47 - 11 Qershor, 2022

schedule 11:47 - 11 Qershor, 2022

Policia Çeke njoftoi të premten se kishte sekuestruar 840 kilogramë kokainë të zbuluar në arkat e bananeve në supermarkete.

Vlera e kokainës arrinte rreth 81 milionë euro.

Ka qenë personeli i këtyre supermarketeve, të vendosura në dy qytete çeke, Jicin dhe Rychnov nad Kneznou në veri, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë gjetur pako me kokainë në kuti.

Policia tha se ka kontrolluar edhe vende të tjera ku janë dorëzuar arkat e së njëjtës ngarkesë.

Sipas televizionit publik kutitë erdhën nga Kolumbia.

“Hetuesit kanë sekuestruar 840 kilogram kokainë deri më tani në të gjitha vendet që kanë kontrolluar”, tha policia në Twitterm raporton Reuters

“Në shpërndarjen me pakicë, me një çmim  prej 120 euro grami, tregtarët do të kishin marrë një fitim prej 81 milionë eurosh”,  shtoi policia në deklaratë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!