Për të shpëtuar nga rojet kufitare një emigrant maroken është fshehur brenda një thes ime hi toksik.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rojet kufitare spanjolle, pas kontrollit të ushtruar kanë bërë të mundur kapjen e emigrantit të fshehur brenda thesit që po transportoheshin në maune.
Rojet kufitare fillimisht menduan se burri kishte vdekur sepse hiri është helmues, por shumë shpejt zbuluan se ai ishte gjallë pasi ky iu “vërsulet” atyre. Ndërkohë përmes pamjeve do të shikohet momenti se si një oficer i Gardës Civile dallojnë këmbën e burrit brenda thesit para se ta ngrinte, dhe po i thoshte kolegut aty pranë, “ai ka vdekur”.
Hiri po eksportohej në Spanjë, ku përdoret zakonisht në beton, çimento dhe riparime rrugësh. /abcnews.al