Një punonjësi në Britaninë e Madhe i ka rënë të fikët nga emocioni pasi takoi princin e Uellsit ditën e sotme.
Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall ndodheshin në ambientet e një supermarketi për t’u shprehur mirënjohjen stafit që qëndroi në krye të detyrës gjatë pandemisë së koronavirusit.
Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, i cili punon për zinxhirin e supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar, u përshëndet nga Princi Charles në Bristol kur u përfshi nga emocionet, filloi të humbiste ekuilibrin dhe më pas u rrëzua.
Vetëm disa sekonda më vonë, punonjësi shihet ndërsa rrëzohet në tokë dhe anëtarët e shqetësuar të stafit vrapojnë që ta ndihmojnë. Ndërsa, Princi Charles shihet teksa mban distancën dhe e sheh i shqetësuar derisa sigurohet që është mirë.
Gjatë pamjeve, monarku duket ndërsa ndan një bisedë miqësore me punonjësin përpara se ky i fundit të fillojë të humbasë vetëdijen. /abcnews.al/