U eliminuan nga Villarreal, Ngalesmann: Gjysmëfinalja ishte minimumi që synonim

schedule12:45 - 13 Prill, 2022

schedule 12:45 - 13 Prill, 2022

Bayern Munich u eliminua nga Villarreali në fazën çerekfinale të Champions League, pasi u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i gjermanëve Julian Nagelsmann u shpreh se edhe pse skuadra e tij dominoi lojën nuk mjaftoi të kualifikohej në gjysmëfinale.

“Nuk bëmë mirë në ndeshjen e parë. E dinim se Villarreal dinë të mbrohen dhe e treguan këtë ndaj Juventus. Ne kishim 68% posedim. Nëse ata mbrohen me tetë lojtarë, është e vështirë të futesh në lojë.

Goli ishte tipik i tyre, që shënohet nga rikuperimi i topin në tranzicion, është pjesë e lojës, është mentalitet spanjoll. Sezon i pamjaftueshëm për Bayernin. Gjysmëfinalja ishte minimumi që synonim”, shtoi trajneri i Bayern. Nuk mendoj se humbja sjell gjëra më të këqija”, ishin fjalët e gjermanit.

Sa i përket të ardhmes së tij, ai ka bërë të qartë se nuk ndihet i rrezikuar. Bayerni tashmë mbetet me objektiv vetëm te Bundesliga, pasi u eliminua nga Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!