U eliminua një javë para finales, reagon për herë të parë Arjola Demiri

schedule10:32 - 13 Shkurt, 2022

schedule 10:32 - 13 Shkurt, 2022

Aktorja e njohur, Arjola Demiri la shtëpinë “Big Brother VIP”, dy ditë më parë. Ajo nuk mundi të kapte dot finalen e madhe, të cilën po e gëzojnë vajzat Beniada dhe Einxhel, edhe djemtë Iliri e Donaldi.

Mirëpo, së fundmi, Arjola ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga loja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Sakaq, Arjola ka zbuluar edhe çelësin e suksesit, i cili sipas saj është sinqeriteti.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, ka shkruar aktorja krahas fotos së saj./abcnews.al