U ekzekutua sot në Rrëshen, publikohet fotoja e viktimës Martin Bardhi

schedule17:21 - 26 Shtator, 2023

schedule 17:21 - 26 Shtator, 2023

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi tronditi paraditen e sotme qytetin e Rrëshenit.

Martin Bardhi, 62-vjeç u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit, ndërsa të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.

Të plagosurit janë, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, djali i xhaxhait të viktimës.

ABC News, ka arritur të sigurojë foton e viktimës, i cili ishte një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të këtij viti, ai së bashku me të birin, Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!