U vra nga polici pas mesnate, fqinjet: Klodiani nuk ngacmonte njeri, rruga ka qenë e ndriçuar

schedule20:45 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 20:45 - 8 Dhjetor, 2020

Ishte një njeri i mirë, shikonte punën e tij dhe nuk ngacmonte njeri. Kështu e kanë përshkruar Klodian Rashën fqinjet e tij, duke folur për gazetarët pasi morën vesh që ai u vra nga një efektiv i policisë.

Fqinjet u shprehën se e njihnin 25-vjeçarin prej vitesh, ndërsa theksojnë se ishte shumë i dashur me to.

“Ka qenë një djalë shumë i mirë, nuk ngacmonte njeri. Rrinte gjithnjë këtu në lagje. Ishte pa punë,” thotë njëra prej tyre.

Lexo edhe: “Ulëriti me të madhe”, fqinja e Rashës për ABC: Ishte djalë flori, nuk ka shanse të ketë pasur pistoletë

Ndërsa, një zonjë tjetër hedh poshtë mundësinë që rruga të ketë qenë e pandriçuar në momentin e vrasjes. Ajo thotë se çdo darkë, drita e rrugës ndizet.

“Kjo drita këtu ndizet. Çdo darkë ndizet, se unë vij që mbyll portën, dhe bie edhe drita e rrugës.”

Ndërsa, duke folur për ABC, një tjetër fqinje e Rashës është shprehur se ngjarja ndodhi për 5-10 minuta ndërsa shtoi se nuk beson që i riu të ketë pasur armë me vete.

Klodian Rasha u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e së hënës nga një efektiv policie pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim. I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!