U ekzekutua në Rrëshen, mesazhi i Kastriot Reçit për familjen e të afërmes së Greg Ramës që u shua nga tërmeti

schedule12:31 - 7 Janar, 2020

schedule 12:31 - 7 Janar, 2020

Pronari i një televizioni lokal në Mirditë, Kastriot Reçi, është vrarë këtë paradite me armë zjarri në një atentat në qytetin e Rrëshenit.

Informacionet për abcnews.al bëjnë me dije se dyshohet se ai u qëllua nga dy persona të maskuar.

Viktima ishte kushuriri i biznesmenit Eduard Reçi i cili humbi jetën familjarisht si pasojë e shembjes së pallatit 6-katësh në Durrës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Eduarti humbi jetën së bashku me bashkëshorten Dolora dhe dy fëmijët Klaus e Kristi Reçi. Sipas informacioneve vajza Kristi, ishte e fejuara e djalit të kryeministrit Rama, Gregorit.

Pas shuarjes së familjes së kushuririt më 28 nëntor, Kastriot Reçi ka bërë një postim në Facebook,  ku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kushëririt.

“Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Kastriot Reçi.

Gjithashtu 47 vjeçarit para dy vitesh iu ekzekutua në Romë edhe vëllai i tij, Gaspër Reçi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!