U ekzekutua në mes të Laçit, si u vra ish polici Reçi, shoqërohen 16 persona

schedule12:34 - 1 Nëntor, 2021

schedule 12:34 - 1 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qendër të Laçit, ku është vrarë me armë zjarri 60 vjeçari Xhelal Reçi.

Gazetari Ahmet Zani raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në momentin kur viktima ka zbritur nga makina e tij tip Benz, së bashku me bashkëshorten dhe një punonjëse të butikut.

Viktima pas ka hapur biznesin ka dalë për të mbushur pak ujë, por dy persona kanë dalë nga makina duke e ndjekur dhe qëlluar ndaj tij.

LEXO EDHE: Ekzekutohet në Laç 60 vjeçari, gjendet një makinë e djegur

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se dy personat e maskuar kanë dalë nga një makinë që ishte ary pranë, por vetëm njëri ka qëlluar tre herë ndaj 60 vjeçarit.

Ndër të tjera mësohet se 60 vjeçari është babai i Besnik Reçit të cilit i është bërë një atentat në gusht të vitit 2020, ku një motor me dy persona ka qëlluar ndaj makinës së tij, në të cilën ndodheshin dhe dy fëmijët dhe bashkëshortja.

Familja Reçi ka pasur një konflikt nga fshati i tyre i origjinës Gjol, por burime për abcnews.al kanë konfirmuar se ai ishte mbyllur sipas traditës, ndaj e vetmja pistë hetimi për momentin dyshohet se është atentati i dështuar ndaj djalit të tij.

Policia deri më tani në lidhje me këtë ngjarje ka shoqëruar për zbardhjen e ngjarjes 16 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!